Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti ka takuar banorët e rrugës “Muharrem Fejza”

- 22 Aug 2020

Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti ka takuar banorët e rrugës “Muharrem Fejza” për të informuar lidhur me investimet në këtë rrugë.

Komuna e Prishtinës është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë e cila do të zbatojë projektin e rikonstruimit të tërësishëm, ku do të përfshihet edhe trajtimi I shtegut për biçikleta dhe trotuareve përgjatë gjithë rrugës.