- 23 Aug 2020
Drejtoria e Bujqësisë sot në fshatin Mramor bëri shpërndarjen e 800 copë koshere bletësh, 100 centrifugë elektrike, 100 depozitor mjalti 50 kg, 100 bluza bletari dhe 800 kuti ushqyese për bletë për fermerët e Komunës së Prishtinës.
Nënkryetari Selim Pacolli dhe Drejtori për Bujqësi Shkumbin Gashi, siguruan fermerët që përkrahja me pajisje, inpute dhe subvencione direkte në të gjitha sektoret e bujqësisë do të vazhdoj në të ardhmën.