Kryetari Shpend Ahmeti, sot së bashku me homologët nga komunat e tjera, u takua me Kryeministrin Hoti dhe ekipin e tij për të diskutuar rreth vendimit për fillimin e mësimit në vendin tonë

- 24 Aug 2020


Kryetari Shpend Ahmeti, sot së bashku me homologët nga komunat e tjera, u takua me Kryeministrin Hoti dhe ekipin e tij për të diskutuar rreth vendimit për fillimin e mësimit në vendin tonë.

Në takim u diskutua rreth vendimit për shkollat ku qeveria ka vendosur që të jenë tri (3) skenare për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjës në komunat e tyre.
Edhe më tutje vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet dhe si Kryetar i Komunës së Prishtinës kam ngritur çështjen që ne nuk e kemi as sasinë me të vogël të informatave për shkollat në menyrë që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo shkollat në vendin tonë.
Prishtina ndoshta është e vetmja komunë që bënë teste serologjike dhe atë që e kemi pa nëpër çerdhet tona është që tash ne e kemi mbrri një kulm të infektimit dhe me shpresë që numrat e përgjithshëm të stabilizohen duhet që bashkarisht ti marrim vendimet e përbashkëta me shumë kujdes dhe të shohim mënyrën se si ecim përbara bashkarisht.