Drejtoresha për Arsim Shpresa Shala vizitoi shkollën “Ismail Qemali”

- 27 Aug 2020

Gjatë kohës kur shkollat ishin të mbyllura për shkak të pandemisë #covid19 dhe pushimeve verore në shkollat e Prishtinës kemi investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe ambientit përreth.

Njëra prej tyre është edhe shkolla “Ismail Qemali” të cilën e vizitoi Drejtoresha për Arsim Shpresa Shala dhe bashkë me drejtoreshën e shkollës Kimete Dida Konjusha i diskutuan përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor.