Të shtunën, rruga "Agim Ramadani" mbyllet për qarkullim prej orës 08:00 - 15:00

- 28 Aug 2020

Për shkak të punimeve të asfaltimit, nesër, e Shtunë, 29 Gusht prej orës 08:00 – 15:00, një segment i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhekryqi i rruges “Eqrem Qabej” do të jetë e mbyllur për trafik.
Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative.
Ju falemnderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!