Në shtator shpallen konkurse ndërkombëtare arkitektonike për tri projekte të mëdha dhe të rëndësishme për Prishtinën

- 31 Aug 2020

Përgjatë shtatorit do të i shpallim konkurset ndërkombëtare arkitektonike për tri projekte të mëdha dhe të rëndësishme për Prishtinën.

Salla Koncertale e Kryeqytetit - adaptim duke ruajtur identitetin e ndërtesës ekzistuese Gërmia;

Salla e re e Sporteve me kapacitet 3000 - 5000 ulëse;

Shkolla e Muzikës - adaptimi dhe renovimi i pjesës kulturore të Pallatit të Rinisë ku do të jetë e vendosur Shkolla e Muzikës "Prenk Jakova".

Andaj, ftojmë të gjithë arkitektët dhe studiot projektuese që të jenë pjesë e konkurseve ashtu që të i sjellim Prishtinës projekte me të cilat do të krenohemi të gjithë.

Konkursi i rradhës do të jetë ai për Spitalin e Kryeqytetit!