Sot po asfaltohet rruga "Sejdi Kryeziu" në lagjen Pejton për të vazhduar pastaj edhe me rrugët “Nazmi Mustafa” e “Perandori Justinian”

- 03 Sep 2020

Sot filluam me asfaltimin e rrugës “Sejdi Kryeziu” në lagjen Pejton për të vazhduar edhe me rrugët “Nazmi Mustafa” e “Perandori Justinian”.

Por, fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen!

Falenderojmë të gjithë qytetarët e lagjes për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Tash, lagjja e tyre do të duket më bukur me rend e rregull.