Drejtoria për Kulturë është duke hartuar detyrën projektuese për ruajtjen, restaurimin dhe adaptimin e ndërtesës së ish-bibliotekës Hivzi Sylejmani

- 04 Sep 2020

 


Drejtoria për Kulturë është duke hartuar detyrën projektuese për ruajtjen, restaurimin dhe adaptimin e ndërtesës së ish-bibliotekës Hivzi Sylejmani


Andaj, Drejtoresha për Kulturë Blerta Basholli u takua me artistët Driton Selmanaj, Alban Muja dhe Jakup Ferri për të diskutuar se si mund të shfrytëzohet kjo hapësirë në mënyrën më të mirë, duke adresuar edhe nevojat e artistëve për hapësira krijuese.
Në takim u diskutua rreth shfrytezimit të hapësirës për galeri të qytetit, studio për artistë vendas, residenca për artistë të huaj e hapësira për diskutime të ndryshme.