- 19 Sep 2020
Një copëz Tirane erdhi në sheshin e Prishtinës!
Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës” filloi rrugëtimin ndër trojet shqiptare.
Bashkë me Muzeun, në Prishtinë mirëpritëm edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo.
Ju faleminderit shumë për vizitën dhe nga zemra ju urojmë 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet të Shqipërisë!