Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ministrin e Infrastrukturës e Ambientit Arban Abrashi

- 22 Sep 2020

Kryetari Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Selim Pacolli dhe Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm e Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave takuan Ministrin e Infrastrukturës e Ambientit Arban Abrashi.


Gjatë takimit diskutuan projektet konkrete shumë të rëndësishme për Prishtinën të cilat i takojnë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Ambientit dhe rishikimi i planeve dinamike lidhur me këto projekte.


Ndërtimi i rrugës A do të mundësojë lidhjen e lagjes së Spitalit dhe lagjes Kalabria dhe do të lehtësojë shkarkimin e trafikut në qytet e zhvillimin e punimmeve për vazhdimin e rrugës B dhe kolektorëve.


Me zbatimin e këtyre projekteve përfundohet një pjesë e rëndësishme e investimeve në infrastrukturën rrugore në Prishtinë duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve.