- 23 Sep 2020
Deponia inerte në fshatin Lebane u pastrua në Qershor, gjatë javës “Prishtina Green Week” bashkë me 33 deponi inerte të tjera në Komunën e Prishtinës.
Këto deponi pastrohen në vazhdimësi, sepse ato përveç që janë pamje e shëmtuar edhe rrezikojnë seriozisht shëndetin publik.
Vazhdojmë të bëjmë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës e ambientit ku jetojmë duke u bërë shembull për brezat e rinj!
Falenderojmë të gjitha ekipet që me punën e tyre po ndihmojnë që të kemi një Prishtinë të pastër.