Ftesë - Konferencë për shtyp dhe inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa

- 24 Sep 2020

Nesër, e Premte, 25 Shtator, në orën 11:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës, Drejtoresha për Kulturë Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp.

Ndërsa, në orën 11:45, në rrugën "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" do të bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike".

Ju ftojmë ta ndiqni!
Komuna e Prishtinës