- 28 Sep 2020
Po vazhdojmë angazhimin për të investuar dhe përmirësuar infrastrukturën që të lehtësojmë lëvizjen në hapësira publike dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve, pa dallim. Për të inkurajuar mënyra aktive të lëvizjes duke kombinuar ecjen dhe çiklizmin me transportin publik, në lagje të ndryshme të Prishtinës kemi rregulluar shkallët dhe pjerrinat.
Statistikat tregojnë që ne duhet të ecim të paktën 6,000 hapa në ditë për të përmirësuar shëndetin tonë dhe 10,000 për të humbur peshë. Tingëllon shumë, por duke ecur në punë dhe duke qëndruar aktiv gjatë gjithë ditës, ata hapa bëhen shpejt.
Të ecim dhe të çiklojmë! #bashkë mund ta bëjmë qytetin më të jetueshëm dhe me të shëndetshëm!