Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Fondacionit të Milenimumit të Kosovës dhe Ndërmarrjes Publike “Termokos” për impementimin e projektit PRISHTINA HEAT SAVE

- 29 Sep 2020

Nënkryetari Selim Pacolli ishte prezent në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Fondacionit të Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) dhe Ndërmarrjes Publike “Termokos” për impementimin e projektit PRISHTINA HEAT SAVE.
Projekti PRISHTINA HEAT SAVE dhe njehsorët e mençur do të ndryshojnë mënyrën se si e paguajmë faturën e ngrohjes qendrore.
Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyqyra në ngrohtoren e qytetit TERMOKOS do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet.
Falenderojmë Fondacionin e Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) dhe Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation - MCC) për mbështetjen e projektit PRISHTINA HEAT SAVE në vlerë prej 10.0 Milion$.