- 05 Oct 2020
Nënkryetari Muhedin Nushi ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) për zbatimin e projektit për krijimin e “kopshteve vertikale”.
Ndotja e ajrit mbetet sfidë e madhe sidomos në zonat urbane dhe projekti i “kopshteve vertikale” parasheh mbështjelljen e shtyllave të urës në hyrje të Prishtinës do të ndihmojë rritjen e cilësisë së ajrit në qytet.
Në të njejtën kohë, do të shërbejë për vetdijësimin e rëndësisë për të investuar dhe për të u kujdesur që të kemi një ambient të pastër e të shëndetshëm.
Falenderojmë Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) për këtë iniciativë të veçantë pë Prishtinën.