Lansohet aplikacioni online për leje ndërtimi

- 06 Oct 2020

Sot lansuam sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi” si Komuna e parë e në Republikën e Kosovës dhe në rajon e cila digjjitalizon procedurën për leje ndërtimi.


Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave.


Deri më tani procedura e trajtimit të kërkesave ka qenë manuale ku palët kanë aplikuar fizikisht në Drejtorinë e Urbanizmit.


Procesi i digjitalizimit do të ndryshojë mënyrën e aplikimit dhe trajtimit të kërkesave të cilat i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit dhe do të përshpejtojë procedurën e aplikimit dhe trajtimit të kërkesave, do të rritë transparencën dhe do të ndikojë në uljen e kostos dhe ruajtjen e ambientit.

“Aplikacioni online për leje ndërtimi” do të implentohet në faza, ku fillimisht do të do të mundësohet aplikimi dhe trajtimi i kërkesave për KUSHTE NDËRTIMI kategoria 1, ku në muajt në vijim do të pasojë me çasje në sistem edhe për procedurat e trajtimit edhe të kërkesave tjera pasi që të njëjtat janë në fazën e testuese.


Aplikacioni për disa ditë është në fazën testuese, ndërsa nga e hëna, 12.10.2020, mund të shfrytëzohet zyrtarisht.


Vegëza për aplikim: http://eleja.prishtinaonline.com/


Falenderojmë Kolegjin UBT për mbështetje dhe për këtë donacion të rëndësishëm!