Njoftim për punëtorinë hyrëse online në Program të Mbështetjes së Përshpejtimit të Biznesit nga Millennium Foundation Kosovo (MFK)

- 12 Oct 2020

Millennium Foundation Kosovo (MFK) është duke hapur pjesën e parë të Programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE) të quajtur Programi për Mbështetje të Përshpejtimit të Biznesit. Programi konsiston në trajnime për përshpejtimin e biznesit, mbështetjen dhe aftësinë për të aplikuar për një grant financiar midis 10,000 dhe 135,000 euro për kompanitë kualifikuese që janë në pronësi të grave.

Kjo është thirrja e parë për aplikime për të marrë pjesë në Program të Mbështetjes së Përshpejtimit të Biznesit. Ju drejtohet bizneseve në pronësi të grave me kërkesa më të larta për investime që janë krijuar të paktën dy vjet më parë dhe që kanë të paktën pesë të punësuar.

Ne ju ftojmë përzemërsisht të informoheni më shumë rreth programit duke marrë pjesë në punëtorinë hyrëse online që do të mbahet më 12 tetor, duke filluar nga ora 16:00 deri afërsisht në orën 17:00.

Vetëm kompanitë e regjistruara do të mund të marrin pjesë. Për t'u regjistruar në këtë punëtori online dërgoni një email me emrin tuaj dhe detajet e kompanisë në: wee@millenniumkosovo.org , deri më 10 Tetor 2020, ora 16:00.

Pasi të pranohet emaili juaj i regjistrimit, do t'ju dërgohen detajet për tu kyçur në punëtori.

Për më shumë informata për programin klikoni këtu
(https://millenniumkosovo.org/we_grants/smart/).