- 13 Oct 2020
Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në lansimin e brendit dhe platformës informuese të qytetit të Prishtinës.
Me shumëllojshmërinë e saj kulturore, kombinimin simpatik të ndërtesave arkitektonike ikonike, artit të këndshëm për sytë, historisë domethënëse, kuzhinës së pasur, rrugëve plot lëvizje dhe mikpritjes së pakrahasueshme, Prishtina imponon dinamizmin e saj me një frymë konstruktive! Ne kemi vendosur të krijojmë platformën zyrtare të brendit turistik dhe informues të Prishtinës; një platformë ku banorët e pasionuar do të ndajnë historinë e tyre, pamjet piktoreske dhe dashurinë e tyre të ndërsjellë për Prishtinën.
Prezantimi do të mbahet të mërkurën, me datë 14 tetor, në Kino Armata, duke filluar nga ora 13:00.
Prezenca juaj do të na nderoj!
Kapaciteti i lejuar prej 120 persona për shkak të masave COVID-19 është plotësuar, ashtu që luten të gjithë vizitorët të vijnë me kohë në mënyrë që t'i shmangemi tollovisë.