- 17 Oct 2020
Pas një kohë të gjatë, Teatri i Qytetit "DODONA" hapi dyert e veta për shikuesit me premierën e shfaqjes për fëmijë “Mik-Mik”.
Shfaqja “Mik-Mik” vjen me skenar e regji nga Kaltrim Balaj e skenografi e kostumografi nga Vesa Bunjaku.
Në Teatrin e Qytetit “DODONA” përgjatë muajit tetor do të mund të shihni edhe shfaqje të tjera duke respektuar të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.
Bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë të re në teatër dhe ta shijojmë e mbajmë gjallë magjinë e teatrit edhe në këto kohëra të vështira për të gjithë!
Për më shumë informata:
https://www.facebook.com/teatri.dodona/
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ju mirëpresim!