Mbahet Festivali tradicional “Ylberi i Prishtinës”

- 17 Oct 2020

Prishtina është nikoqire e festivalit tradicional të valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” për herë të tetëmbëdhjetë.

Festivali është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë dhe sivjet për shkak të situatës me pandeminë covid19 do të mbahet në mënyrë virtuale.

Falenderojmë të gjitha grupet dhe ansamblet pjesëmarrëse si dhe të gjithë ata që u angazhuan në organizimin e festivalit edhe pse në kushte krejt më ndryshe se zakonisht.