Komuna e Prishtinës fton bizneset dhe individët që t'i bashkohen iniciativës për mbjelljen e drunjëve për një Prishtinë të gjelbërt

- 19 Oct 2020

Falë ndihmës dhe përkrahjes të miqëve të Tokës, fushata “Bëhu Mik i Prishtinës” organizohet tash e tri vite dhe tashme është shndërruar në iniciativë vjetore drejt një Prishtinë për qytet më të gjelbër.
Pjesë e fushatës “Bëhu Mik i Prishtinës” mund të bëhemi të gjithë, prandaj edhe ju ftojmë që të i bashkangjiteni duke dhuruar drunjë të ri që do të mbillen në lokacione të ndryshme të Prishtinës, në të njejtën kohë duke treguar përkushtimin dhe angazhimin për mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë.
Bashkë mund të bëjmë gjëra të bukura për Prishtinën!
Për cdo informatë shtesë ju ftojmë që të na shkruani në emailin: behumikitokes@gmail.com