Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura

- 19 Oct 2020

Prej ores 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).

Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptim!