- 20 Oct 2020
Jemi të lumtur që sot me ndërmjetësimin e Drejtorit për Shëndetësi Bujar Gashi nga Laboratori Eramed pranuam donacion për Institutin Shëndetësor të Komunës së Prishtinës në përbërje prej 4 aparateve për testime hematologjike Advia 360 dhe Advia.
Është hera e parë që QKMF pranoi analizator me 5 Diff, që jep rezultate për 26 parametra që mundëson diagnostifikim më të zgjeruar në aspektin hematologjik. Janë pajisje të teknologjise më të re hematologjike me kapacitet të ruajtjes prej 10.000 rezultatesh, prandaj edhe ndikojnë në kursimin e buxhetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit laboratorik.
Falënderojmë Laboratorin Eramed për këtë donacion të vecantë.