Njoftim – nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullim

- 20 Oct 2020

Nesër, 21 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit , një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.


Prej orës 07:30 deri në orën 14:00 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rruges Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).


Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.


Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin!