Konkurs për mësim joformal për vitin 2020-2021

- 22 Oct 2020

Në bazë të nenit 28, paragrafi 2 të Ligji nr. 04/l-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe në bazë të, nenit 12, paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/l-143 për Arsimin dhe Aftësimin për të rritur në Republikën e Kosovës: Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për regjistrimin e vijuesve të rritur në arsimin e mesëm të lartë të arsimit profesional klasa X.

 -REGJISTRIMI I VIJUESVE NË PROGRAMIN “Arsimi për të rritur”, bëhet sipas procedurave të njëjta të regjistrimit për nxënësit e rregullt, siç është paraparë në Ligjin nr. 04/L-143 për Arsimin dhe Aftësimin për të rritur në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimeve Administrative të MASHT-it.

 

Në programin “Arsimi për të rritur” në shkollat e mesme të larta, vijuesve ju mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi (UA nr. 40/2006 MASHT).

 

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë të interesuarit, të cilët kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

  1. Dëftesat e klasave të kryera paraprake
  2. Certifikata e lindjes
  3. Pagesa

Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë. Participimi bëhet në bazë të Rregullores nr. 01/2017, dt. 02.02.2017 Për planifikimin dhe shpenzimin e të hyrave vetanake të realizuara nga institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur,  Rregullores për të hyra vetanake të institucioneve arsimore të Komunës së Prishtinës: 01. nr. 110 - 157460, dt. 01.07.2014.

 

Pagesa e regjistrimit për vijuesit e arsimit për të rritur: 

a) për regjistrim të vitit (për një klasë 100 €) ..............................................100 €;

b) për praktikë profesionale ....................................................................................50 €;

c) provim diferencial .................................................................................................. 10 €;

d) provimi përfundimtar, certifikatën-diploma .............................................. 50 €;

 

Pagesat bëhen në institucionet përkatëse edukativo-arsimore sipas kodeve të shkollave.

Vijuesit, të cilët ndërrojnë profilin, do t’u nënshtrohen provimeve diferenciale, bazuar në UA 16/2011, dt. 30.12.2011 të MASHT-it.

Kandidatët, të cilët ndërrojnë drejtimin, janë të obliguar që paraprakisht t’u nënshtrohen provimeve plotësuese dhe diferenciale.

Dhënia e provimeve plotësuese dhe diferenciale bëhet në afat të veçantë nga vijimi i klasës, për të cilën kandidati është paraqitur për regjistrim.

Dëftesat dhe diplomat që merren në programin “Arsimi dhe aftësimi për të rritur” janë të barasvlershme me diplomat e arsimit formal.

 

Konkursi është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

 

K O N K U R S