- 27 Oct 2020
Sot, kryetari Shpend Ahmeti u prit në takim nga Ministri për Shëndetësi Armend Zemaj për të diskutuar zhvillimin e situatës me #covid19 në Kosovë në përgjithësi e për Prishtinën në veçanti.
Jemi dëshmitarë të rritjës së rasteve me #covid19 në të gjithë Evropën, shtetet e rajonit dhe në vendin tonë. Gjatë dy javëve të fundit kemi rritje të shpejtë të rasteve në Prishtinë, prandaj edhe me Ministrin diskutuam për qasjen dhe mënyrën më të mirë të koordinimit dhe mobilizimit që të sigurohemi që po zbatohen të gjitha vendimet dhe udhëzimet e institucioneve përkatëse lidhur me parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë.
Situata e re e pandemisë ka shumë të panjohura sepse tani jemi edhe në sezonin e dimrit e viruseve sezonale, të cilat e rëndojnë gjendjen edhe më shumë.
Andaj, të gjithë duhet të jemi më të ndergjëgjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve duke zbatuar masat mbrojtëse kryesore, duke mbajtur maskën, respektuar distancën fizike dhe kujdesur për higjienën.
Vetëm kështu mund të e parandalojmë përhapjen e shpejtë të #covid19 dhe vendosjen e masave restriktive në Prishtinë.