Biblioteka "Hivzi Sylejmani” plotësohet me 1327 tituj tё rinj nga literatura pёr fёmijё e tё rritur, romane, tregime, poezi e literaturё shkencore

- 28 Oct 2020

Njё pjesё e konsiderueshme e fёmijëve të moshës 1 deri 5 vjeç nё shoqёrinё tonё nuk e kanë asnjë libër në shtëpi!
 
Pra, leximi si temë dhe libri si mjet i marrjes së dijës nuk është i instaluar mjaftueshёm dhe kemi ende shumё punё nё kёtё drejtim.
 
Jemi tё angazhuar qё krahas investimit pёr infrastrukturё mё tё mirё, tё investojmё edhe nё pёrmbajtje e cilёsi, ashtu që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.
 
Prej sot, nё bibliotekёn “Hivzi Sylejmani” lexuesit mund tё zgjedhin 1327 tituj tё rinj nga literatura pёr fёmijё e tё rritur, romane, tregime, poezi e literaturё shkencore.