Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala pranon 56 pajisje dezinfektuese donacion për shkollat e Prishtinës nga kompania Rimida

- 29 Oct 2020

Sot Drejtoresha pёr Arsim Shpresa Shala ka pranuar donacion tё 56 pajisjeve dezinfektuese me bateri për dezinfektim për të gjitha shkollat në komunën e Prishtinës.

Ky donacion do tё mundesojё qё tё vazhdojmё me zbatimin e masave mbrojtёse kundёr pёrhapjes tё #covid19 duke dezinfektuar tё gjitha hapёsirat e klasave pas cdo ore mёsimore.

Falënderojmë kompaninë “Rimida” per donacionin dhe kujdesin për shëndetin e nxënësve tanë.