Nënshkruhet kontrata për bashkëfinancimin e Parkut të Aventurave në Gërmi

- 30 Oct 2020

Kryetari Shpend Ahmeti, sot bashkë me Swiss Contact dhe SportMarketing nënshkruan kontratën për bashkëfinancimin e Parkut të Aventurave në Gërmi.


Parku i Aventurave do të ketë gjithsej 67 elemente në total të kategorizuara për moshat 4+ vjec, me kapacitet 110 vizitorë dhe padyshim se do të e vendos Prishtinën në hartën e vendeve atraktive për të vizituar.


Projekti i parkut do të zbatohet nga kompania Slovene KoreenSports me metodë joinvazive në natyrën ekzistuese sikurse që janë instaluar edhe në zona të mbrojtura në Bled, Bohinj, Belgjike, Austri e Norvegji.


Falënderojmë bashkëpuntorët dhe e gëzofshim së bashku!