Kryetari Shpend Ahmeti mirëpret Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, z. Hristo Gudjev

- 03 Nov 2020

Sot, kryetari Shpend Ahmeti mirëpriti në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, z. Hristo Gudjev.

Ambasadorit Gudjev i uroj detyrën e re dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët.

Poashtu, Ambasadorin Gudjev e falënderoi për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë Bullgare për popullin e Kosovës në këto kohë të vështira që po i kalojmë te gjithë.