Kanë filluar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik

- 04 Nov 2020

Tanimë kanë filluar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik dhe ashtu sikuse edhe kemi planifikuar kemi arritë që drunjtë ekzistues të i zhvendosim në hapësirën rreth Bibliotekës Kombëtare.

Projekti i parkingut nëntokësor parasheh mbi 700 vendparkime, organizim të hapësirës së gjelbër duke e shtuar numrin e drunjëve në këtë pjesë.

Falënderojmë të gjithë që u angazhuan dhe kontribuan që ky projekt kapital, shumë i rëndësishëm për Prishtinën, të jetësohet.