Fillojnë punimet për renovimin e ndërtesës së bibliotekës “Hivzi Sylejmani”

- 13 Nov 2020

Kanë filluar punimet e renovimit të ndërtesës së bibliotekës “Hivzi Sylejmani” me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës, hapësirës brenda bibliotekës dhe kushteve për shërbime më cilësore për lexuesit.

Jemi tё angazhuar qё krahas investimit nё pёrmbajtje e cilёsi, të investojmë edhe në infrastrukturë duke ndihmuar kështu që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.