- 20 Nov 2020
Kryetari, Shpend Ahmeti bashkë me Drejtoreshën për Kulturë Blerta Basholli gjatë konferencës për shtyp i shpalosen detajet lidhur me projektin e adaptimit te objektit ish Gërmia për Sallë Koncertale.
Konkursi ndërkombëtar për projektimimin arkitektonik të kësaj Salle Koncertale do të hapet javën e ardhshme dhe do të zgjasë 75 ditë. Përmes këtij projekti do të ruajmë elementet e trashëgimisë të cilat i ka ky objekt duke e adaptuar në Sallë Koncertale që do të ketë sallën e madhe me 800 ulëse dhe sallën e vogël me 200 ulëse.
Juria profesionale e cila do të bëjë përzgjedhjen e projekteve do të ketë anetarë ndërkombëtare dhe cmimi i parë do të shpërblehet me 50.000 euro.
Salla Koncertale do të jetë nikoqire e komunitetit të artistëve vendorë e ndërkombëtare dhe do të pasurojë dhe përmirësojë cilësinë e jetës kulturore të Prishtinës.