- 24 Nov 2020
Drejtoresha për Shërbime Publike Medina Braha vizitoi Brigaden e Zjarrfikësve në Prishtinë për t'ua dorëzuar automjetin komandues dhe mjetet përcjellëse që do të ndihmojnë në lehtësimin e koordinimit të ekipeve reaguese të kësaj brigade. Reagimi dhe përgjigja me kohë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, shpeshhere është jetike.
I falënderojmë të gjithë zjarrëfikësit e Brigadës së Prishtinës për punën e palodhshme në shpëtimin e jetës dhe pronës së qytetarëve, sidomos tani, kur të gjithë po kalojmë ditë të vështira e plot sfida.