Arrestohet Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

- 27 Jan 2015

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është arrestuar sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës përderisa po protestonte kundër Jabllanoviqit dhe për mbrojtjen e Trepçës.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili e humbi Komunën e Prishtinës, tani po përdorë dhunë e brutalitet policor kundrejt protestuesve, të cilët sot ishin mbledhur me mijëra në sheshin kryesor të qytetit për ta kërkuar shkarkimin e Ministrit Jabllanoviq dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike.

Arrestimi i Kryetarit të Komunës ka ndodhur në ora 14:30.