Sot, nënkryetari Muhedin Nushi ishte pjesë e konferencës së organizuar nga Metamorphosis Foundation me temën “Lokalizimi i agjendës digjitale në Ballkanin Perendimor” për të prezantuar projektin E-kiosku

- 25 Nov 2020

Sot, nënkryetari Muhedin Nushi ishte pjesë e konferencës së organizuar nga Metamorphosis Foundation me temën “Lokalizimi i agjendës digjitale në Ballkanin Perendimor” për të prezantuar projektin E-kiosku.

Komuna e Prishtinës e ka implementuar këtë projekt për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor me qëllim të reformimit dhe digjitalizimit të administratës publike duke mundësuar dhe siguruar cilësi në shërbimet për qytetarë e që e kanë ngritur Prishtinën në nivel dhe konkurrencë me qytetet evropiane.