6 ashensorë janë duke u rregulluar në ndërtesat e vjetra të qytetit

- 27 Nov 2020

Komuna e Prishtinës në kuadër të drejtorisë së shërbimeve publike është duke rregulluar 6 ashensorë në ndërtesat e vjetra të qytetit, në lagjet Dardania, Ulpiana, Lakrishtë, Kompleksi Qafa dhe Kodra e Diellit.

Pas certifikimit te tyre tani janë lëshurar 2 ashensorë, kurse edhe tjerët pas fazës përfundimtare do të lëshohen për përdorim.