- 30 Nov 2020
THIRRJE PUBLIKE - Për të gjitha bizneset në Komunën e Prishtinës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e Medias Elektronike të aplikojnë për mbështetje financiare.
1. Mediat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me dokumentacion si më poshtë:
• Certifikata e regjistrimit të biznesit,
• Të jenë të regjistruar ne Komunën e Prishtinës,
• Pasqyrat financiare,
• Vërtetimi i pagesës së kontributeve pensionale të punëtorëve,
2. Ndarja e subvencioneve bëhet në bazë të madhësisë së mediumit, numrit të punëtorëve të ndara në tri kategori
• Mbi 50 punëtorë
• Mbi 8 punëtorë
• Nën 8 punëtorë
3. Vlera e përgjithshme e planifikuar është 100,000.00 (Euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 01.12.2020 deri më 08.12.2020, ora 16:00.
4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve:
• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë bizneset mediale elektronike që janë në territorin e komunës;
• Të kenë mbi 2 vjet përvojë punë profesionale.
5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në sportelet e pranimit të dokumenteve në objektin e Komunës së vjetër.
• Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin të kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Dorëzimi i dokumentit të gabuar ose me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.
• Do të konsiderohen për mbështetje financiare ato kërkesa që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: mediapr@rks-gov.net. Pyetjet mund të bëhen deri më dt. 10/12/2020.
Thirrje publike për ndarjen e subvencioneve në fushën e Medias Elektronike