- 03 Dec 2020
Po e shënojmë 3 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar duke i përuruar hapësirat e renovuara dhe riinventarizuara të Handikos Prishtinës ku do të ofrohen shërbimet ditore sociale, për të cilat ne tashme i kemi subvencionuar.
Përmes Drejtorisë për Mirëqenje Sociale jemi duke i zhvilluar dhe zbatuar politikat për të siguruar mbështetje për të gjitha kategorite e cënueshme të shoqërisë sonë të cilat janë të prekura në mënyre disproporcionale nga pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike, sidomos tani gjatë pandemisë #covid19.
Vazhdojmë angazhimin e pandërprerë për të siguruar gjithëpërfshirje dhe qasje të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë, për të gjithë pa dallim!