Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke rregulluar rrethrrotullimin në lagjen"Arbëria" me ndarje fizike

- 06 Dec 2020

Brenda këtij muaji do fillojë edhe rregullimi i rrethrrotullimit që lidhë rrugën "B" dhe rrugën "C" si dhe ai në lagjen "Kalabria".

Ndarjet e tilla fizike në 3 rrethrrotullime tjera më herët kanë ndihmuar me rregullim të qarkullimit të trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëtarët e trafikut.