Njoftim për qytetarë – Aplikimi për ndarjen e ndihmës prej 50 euro për personat me #covid19

- 07 Dec 2020

Aplikimi për ndarjen e ndihmës prej 50 euro për çdo qytetar të Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv dhe ndihmës prej 100 euro për pensionistët e Komunës së Prishtinës të konfirmuar me #covid19 pozitiv, do të bëhet ONLINE nëpërmjet një platforme që do të lansohet nesër pas orës 14:00.


Të gjithë qytetarët duhet t'a kenë parasysh që:


1) Aplikimi për 50Euro për qytetarët me #covid19 pozitiv dhe 100Euro për pensionerët me #covid19 do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të marrim konfirmimin e ligjshmërisë së atij vendimi nga MAPL) dhe jo fizikisht në objektin e Komunës së Prishtinës.

2) Aplikimi për këto mjete mund të bëhet nga çdo qytetar i Komunës së Prishtinës që figuron në zyret e Gjendjes Civile dhe që ka rezultuar pozitiv në testin RT - PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së).

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).