Aplikimi për ndarjen e ndihmes prej 50 euro për personat me #covid19

- 08 Dec 2020

Komuna e Prishtinës ka aprovuar Pakon për ndihmë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, e që janë të evidentuar në listën zyrtare të IKSHP. Këto mjete, me siguri nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kostot e shpenzimeve gjatë fazës së shërimit të bashkëqytetarëve, por që qëllimi i kësaj pako është ndihma dhe kujdesi ndaj të gjithëve që ishin ose janë të infektuar. Kjo ndihmë do të vazhdon edhe gjatë vitit 2021, dhe të gjithë qytetarët që potencialisht mund të infektohen në të ardhmen mund të aplikojnë për këtë ndihmë.
Të gjithë qytetarët duhet t'a kenë parasysh që:
1) Aplikimi për këto mjete mund të bëhet nga çdo qytetar i Komunës së Prishtinës që figuron në zyret e Gjendjes Civile dhe që ka rezultuar pozitiv në testin RT - PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së).
2) Aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet një email-i aktiv, pasi që aty do të pranoni kodin me të cilin do të identifikohet aplikimi juaj "KODI UNIK".
3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër). 

 

Aplikimi për ndarjen e ndihmës prej 50 euro për personat me #covid19