Kryetari Shpend Ahmeti sot bashkë me Drejtoreshën për Arsim Shpresa Shala e Drejtorin për Shëndetësi Bujar Gashi e filluan javën në shoqëri të nxënësve të Prishtinës

- 14 Dec 2020

Ishin bashkë me ta për të shpërndarë kartolina të punuara me shumë kujdes e dashuri për personelin shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria, ku po trajtohen pacientët me #covid19.
Jemi përjetësisht mirënjohës për të gjithë punën e jashtëzakonshme dhe të palodhshme që e bëjnë cdo ditë e në cdo situatë.
Falemnderit fëmijëve të Prishtinës për kujdesin dhe dashurinë e dhuruar nga zemra.