Kryetari, Shpend Ahmeti së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin nënshkruan memorandum për investime infrastrukturore

- 15 Dec 2020

Kryetari, Shpend Ahmeti së bashku me Ministrin e Infrastrukturës,Arban Abrashin kanë nënshkruar memorandumin për investime infrastrukturore.

Në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës do të investohet në:

-Ndërtimin e rrugës A me kolektorin e ujërave të zeza,
-Zgjerimin e rrugës Prishtinë-Grashticë (Mutivodë),
-Zgjerimin e rrugës në drejtim të Hajvalisë, asfaltimin e rrugës nga Kodra e Trimave në Shkabaj (tek qendra e Panaireve), si dhe ndërtimi i kolektorit në Hajvali.


Projekte të cilat do të fillojnë në vitin 2021.