- 15 Dec 2020
Me iniciativë të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në Komunë të Prishtinës, që për qëllim ka bashkërendimin e veprimeve, u zhvillua takimi për trajtimin e dukurisë së kërkim-lëmoshës (fëmijëve në situatë rruge) dhe format e rënda të punës tek fëmijët.
Së bashku me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes u diskutuan format dhe u dakorduam që të ndërmarrim veprime konkrete në përputhje me mandatet gjegjëse të mekanizmave relevantë në dy shtylla të kërkim-lëmoshës; parandaluese dhe trajtim individual të rasteve ekzistuese.
Shumë shpejt do t'i lansojmë fushatat ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme afatgjate.