Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”, organizatën “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “Akropoli i Ri” me rastin e festave të fundvitit organizon një aktivitet të veçantë me fëmijët për fëmijët e Kryeqytetit

- 16 Dec 2020

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”, organizatën “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “Akropoli i Ri” me rastin e festave të fundvitit organizon një aktivitet të veçantë me fëmijët për fëmijët e Kryeqytetit.
Në amfitetatrin pranë sheshit “Zahir Pajaziti” kemi vendosur një kuti të madhe ku prej nesër do të pranojmë dhurata për fëmijë të cilat më vonë do të shpërndahen në shkollat fillore të Prishtinës.
Ju inkurajojmë që dhuratat të i përgatitni bashkë me fëmijët e juaj që të ndihmojmë vetëdijësimin e fëmijëve tanë për solidaritetin, vullnetarizmin dhe kontributin në krijimin e një bote më të mire për të gjithë pa dallim.
T’ua bëjmë fëmijëve më të veçantë këtë fundvit!
Të dhurojmë sa më shumë momente të lumtura, gëzim e dashuri!