- 17 Dec 2020
Në vazhdimësi po angazhohemi që të implementojmë politika të zbatueshme për një Prishtinë sa më të pastër. Edhe këtë herë, përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi, dollapë, tavolina, karrige, pajisje të kuzhinës e gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit prej 21 deri më 25 dhjetor. Gjithashtu, ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendeve të caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara.
Ju falemnderit për bashkëpunimin!
#bashke për një Prishtinë të pastër!