Sektori i Ndërtimit, aktiv në terren

- 12 Jan 2021

Inspektorët e Ndërtimit po vëzhgojnë në vazhdimësi terrenin dhe po marrin masa sipas ligjit në fuqi. Sot u ekzekutua rrënimi i tretë për këtë javë, pranë magjistrales Prishtinë - Ferizaj.

Edhe në këtë rast, inspektori i zonës ka ndjekur të gjitha procedurat nga fillimi i këtij ndërtimi pa leje, duke ndërprerë punimet e duke dhënë urdhëresat e nevojshme.
Moszbatimi i urdhëresave, vazhdimi i ndërtimit pa leje, sjell pasoja!
Rrënimi, i domosdoshëm!