Renovohet hapësira radiologjike në QMF 5 në Dardani

- 01 Feb 2021

Pas renovimit të plotë të hapësirës radiologjike në QMF 5 në Dardani, u bë edhe dixhitalizimi i aparateve radiologjike (aparati i rentgenit dhe mamografisë), ku edhe sot filluam punën në këtë qendër.
Dixhitalizimi i aparateve ka një përparësi të theksuar, si në qartësimin e imazheve, detektimin e hershëm të ndryshimeve poashtu edhe në shpejtësinë e kryerjes së inçizimeve.