Renovohet salla e edukatës fizike në shkollën Zenel Hajdini

- 01 Mar 2021

Kanë përfunduar renovimet e sallës së edukatës fizike dhe pjesëve përcjellëse të saj (zhveshtoret), është shtuar një aneks i ri ku shfrytëzohet si sallë e ping pongut gjithashtu edhe renovimi i klasave dhe rregullimi i ngrohjes qendore në SHFMU “Zenel Hajdini”.

Drejtoresha për arsim, znj. Shpresa Shala vizitoi dhe inspektoi punimet e shkollës ku tashmë me këtë renovim shkolla ka marrë një pamje tjetër dhe atmosferë pozitive për nxënësit tanë.